75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 12 Maj 2026 / B XH

Bali Muharremaj falënderon strukturat e Aleancës: Forca jonë është te njerëzit që nuk lodhen për vendin

Kryetari i Suhareka Bali Muharremaj, ka reaguar me një mesazh falënderues drejtuar strukturave dhe aktivistëve të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Muharremaj ka shprehur mirënjohje për përkushtimin, energjinë dhe besimin që, sipas tij, po i japin çdo ditë Aleancës.

Ai shkroi se rrugëtimi i këtij subjekti politik nuk është ndërtuar mbi fjalë, por mbi punë, sakrificë dhe qëndresë.

“Në çdo fshat, në çdo lagje e në çdo takim, po dëshmohet se Aleanca ka njerëz që nuk lodhen për vendin e tyre. Kjo forcë nuk matet vetëm me numra, por me zemrën e madhe të njerëzve që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në çdo kohë”, ka shkruar Muharremi, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Të dashur veprimtarë, struktura, të rinj e të reja, gra e burra të Aleancës.

Nga zemra dua t’ju falënderoj për përkushtimin, energjinë dhe besimin që po i jepni çdo ditë Aleancës sonë.

Secili prej jush është pjesë e një rruge që nuk është ndërtuar me fjalë të mëdha, por me punë, sakrificë dhe qëndresë.

Në çdo fshat, në çdo lagje e në çdo takim, po dëshmohet se Aleanca ka njerëz që nuk lodhen për vendin e tyre.

Kjo forcë nuk matet vetëm me numra, por me zemrën e madhe të njerëzve që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në çdo kohë.

Jam krenar për strukturat tona, për rininë që po sjell energji e vizion, për gratë që po japin shembull të jashtëzakonshëm në organizim e përfaqësim, si dhe për secilin aktivist që po e mban të gjallë frymën e Aleancës.

Falë jush, rrugëtimi ynë vazhdon i fortë, i pastër dhe me besim të madh për të ardhmen.

Bashkë kemi kaluar sfida, bashkë kemi arritur suksese dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë për qytetarin, për familjen dhe për Kosovën që e duam.

Respekt e mirënjohje për secilin prej jush. 🤝🇽🇰