75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Bali Muharremaj ka disa fjalë për zgjedhjet

Zgjedhjet e djeshme e sollën edhe fituesin e tyre, Vetëvendosjen. Ndërsa të gjitha partitë politike sic ndodh rëndom në Kosovë e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke e uruar fituesin.

Njësoj ka vepruar edhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka falënderuar qytetarët për nivelin e shprehjes së demokracisë.

Muharremaj ka falënderuar kandidatët Albena Reshitaj, Albana Bytyqi, Mensur Selimaj, Bexhet B. Kuçi, Hamdi Bytyqi dhe Fatos Berisha për punën dhe iu ka uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.

Ai ka thënë megjithëse të gjithë angazhohen dhe garojnë për fitore, ajo çka i bashkon është angazhimi për vendin dhe të ardhmën e fëmijëve tanë.

Postimi i plotë i tij: