13:28 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Bali Muharremaj merr këtë çmim nga KDI

Instituti Demokratik i Transparencës ka publikuar Indeksin e Transparencës dhe Llogaridhënies nga Komunat për 2019, ku komuna e Rahovecit është renditur e para sa i përket transparencës komunale për qytetarët e saj.

KDI ka bërë matjen e transparencës në 38 komuna të Kosovës me qëllim të pasqyrimit të rezultateve të komunave si hap i parë për ngritjen e nivelit të transparencës.

Gjatë këtij hulumtimi, KDI ka monitoruar 34 komuna përderisa OJQ ‘Aktiv’ ka kryer hulumtimin në katër komuna Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Por është pikërisht kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili mori një çmim të veçantë.

Muharremaj mori çmimin për Ekzekutivin që ka organizuar më së shumti dëgjime buxhetore, transmeton Indeksonline.

I pari i komunës së Suharekës shpesh herë është lavdëruar për punën e realizuar si dhe për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë me qytetarët./Indeksonline/