75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Bali Muharremaj ndanë 20.000 euro për situatën e krijuar

Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar që i ka ndarë nga fondi emergjent 20.000 euro për situatën e krijuar.

 Po ashtu Muharremaj ka njoftuar që është mbyllur stacioni i autobusve në Suharekë, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

 Takimi i Shtabit Emergjent në Komunën e Suharekës, i cili u mbajt edhe me prezencën e të gjitha subjekteve politike, mes diskutimeve të shumta, ka marrë disa veprime konkrete të cilat janë në përputhje me vendimet për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19. Fillimisht ndahen 20.000 euro nga fondi emergjent për situatën e krijuar. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, që parasheh të ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar, u vendos të mbyllet Stacioni i Autobusëve në Suharekë dhe poashtu bëhet ndalimi i linjave urbane nga fshatrat në drejtim të Qytetit. Apelohet tek qytetarët që shërbimet brenda institucioneve komunale dhe ato publike t’i kryejnë vetëm për raste urgjente. Sipas informacioneve që disponojmë, për momentin ka ushqim të mjaftueshëm. Natyrisht si institucione komunale, do të jemi në shërbim të qytetarëve, e poashtu do të zbatohen të gjitha vendimet e fundit nga Qeveria e Kosovës edhe në nivel komunal. Do të informojmë opinionin publik për të gjitha informacionet nga institucionet relevante dhe natyrisht intervojmë sipas ligjit dhe kompetencave që kemi.