Bali Muharremaj, tregon detaje për të infektuaren me covid19 në Suharekë

Rasti i parë me covid19 pas një jave është shënuar edhe në komunen e Suharekës.
Në një bisedë për Indeksonline, kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj ka dhënë detaje shtesë për personin e infektuar me koronavirus.
“Pozitive me covid19 ka dalë një femër viti i lindjes 1953. Ajo është infekruar në spitalin e dializes në Prizren”, ka theksuar ai.
Ndryshe, IKSHPK ka bërë me dije se sot janë shënuar 32 raste të reja me covid19.
“Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.”, thuhet në njoftim./Indeksonline/