Balili shfaqet i qetë në seancë, por Gjykata e lë në burg pa afat
Gjykatën e Krimeve të Rënda ka komunikuar masën e arrestit për Klement Balilin, ku mësohet se është “burg pa afat”.
Seanca po zhvillohet pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës përveç interesit të madh të medias, ndodhen edhe familjarë të Balilit.
Ndërkohë mësohet se të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, Balili dhe avokatët e tij i kanë mohuar./Albeu/