Balje e rikonfirmon se nuk e ka pranuar ofertën e punës në Shkup

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se kishte marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës, por nuk e ka pranuar.
“S’kam çka me komentu, nuk pranova ofertën, ata e dinë pse kanë reagu, kam folur shumë sinqerisht, shumë haptas”, tha ajo.