Balje mohon se ka ndonjë marrëveshje me LVV-në: Nuk e ndryshojmë qëndrimin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka mohuar spekulimet se do të votojë për kandidatën për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë. Ku ka qenë Arbri dhe çfarë problemi ke ti me boshnjakët për të gjetur një zgjidhje bashkë? Kam thënë njëherë dhe i qëndroj mendimit tim”, ka deklaruar Balje.