75 Mall Live Search
22:31 / E Martë, 21 Tetor 2025 / F.R

Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e qeverisë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Këtë ajo e tha gjatë një lidhjeje direkte në emisionin Debat Plus.

“Asnjë thirrje, asnjë takim, asnjë bisedë deri tash jo…

Ka ndodh disa sene të çuditshme ditëve të fundit, se Emilija Rexhepi ka dal dhe ka thënë se zoti Kurti nuk është kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake). Për mua kjo ka qenë befasi…”, ka thënë Balje.

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Kujtojmë se Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re dhe sipas ligjeve të vendit ka 15 ditë afat për të krijuar shumicën parlamentare, që skadon më 26 tetor.