Balje për rastin e 20 vjeçarit: Uroj që përgjegjësit të kapen dhe të marrin dënimin e merituar

Deputetja Duda Balje, ka reaguar në lidhje më një ngjarje që ndodhi ditën e djeshme në festën e mbajtur për ‘’Ditën e Boshnjakëve’’.
Ajo ka publikuar një video ku një djalë 20 vjeçar ishte rrahur nga sigurimi, ku sipas saj ai donte vetëm që t’iu bashkohej të tjerëve që po luanin në podium.
‘’Dje ka qenë dita nacionale e boshnjakëve, dhe ka ndodh ky rast, shpresoj që përgjegjësit të kapen dhe të marrin dënimin e merituar’’, tha shkurtimisht ajo për IndeksOnline.