75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Balkan League” në Play Station, kompania kosovare garon me shtete të rajonit

Fortuna Esports ka njoftuar sezonin e dytë të “Sinalco PES League League”. Risia më e madhe në garë është se këtë herë ekipet kombëtare do të garojnë në vend të lojtarëve individualë. Brendi i famshëm botëror i pijeve, “Sinalco” është sponzor kryesor i këtij kampionati.

Ajo që është e rëndësishme në këtë garë, do të jetë prania e lojtarëve kombëtarë shqiptarë në Play Station, që do të garojnë krahas shteteve të rajonit.

Nga 19 tetori deri më 6 dhjetor lojtarët më të mirë në Play Station nga Shqipëria Serbia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore do të luftojnë për titullin e më të mirit në rajon.

Garat do të jenë në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv Sport Club Esports dhe Fortuna Esports YouTube. Ndeshjet do të zgjasin 10 minuta.

Liga do të luhet në tastierën PlayStation në versionin aktual të lojës eFotball PES2021. Kompania e famshme kosovare, “Sinalco Kosova” ka licensën edhe për Shqipëri të brendit gjerman dhe do të përfaqësohet nga dy lojtarë në këtë kampionat. /Indeksonline/