75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Balkathoni sot është në Prishtinë – aplikoni për të fitur 50 mijë euro

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal edhe këtë vit do të ndajë çmimet për idetë më të mira digjitale.

Shuma e përgjithshme e këtij viti është 50 mijë euro.

Tashmë, ditët informative të Balkathonit, ku ju mund të merrni përgjigjet që dëshironi po zhvillohen nëpër të gjitha qytetet e Ballkanit.

Sot, me datë 1 korrik, ekipi i Balkathonit po qëndron në Prishtinë, në Shtëpinë e Evropës, Rr. UÇK nr.90.

Aplikimet për #Balkathon të këtij viti mbyllen me 5 korrik.

Ne po bëjmë thirrje për ide dhe zgjidhje dixhitale në teknologjinë e shërbimeve, gjelbërimin dhe energjinë, transportin, turizmin, zonat bujqësore ose sugjeroni vetë një temë.

Këtë vit ka edhe dy çmime speciale për idetë më të mira të shkollave të mesme.