75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / F.R

Balla-Berishës: Në Hagë po hidhet baltë mbi UÇK-në, kuvendi të dalë me një deklaratë

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili kërkoi që Kuvendi të dalë me një deklaratë urgjente për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK në Hagë.

Balla e quajti të turpshme aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ndërsa tha se po hidhet baltë për luftën clirimtare.

“Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në ngarkim të 4 udhëheqësve të UCK-së. 180 vjet burgim janë kërkuar ndaj tyre një aktakuzë e padëgjuar ndërkohë që për asnjërin nga personat e marrë përgjegjës penalë të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Vetëm për Ratko Mlladiqin është kërkuar 40 vjet.

Kërkesa për procedurë është Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë z.Hasani dhe z.Shehu në kominisionin e politikës së jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që do gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve për t’i bërë të qartë Hagë dhe cdo aktori tjetër se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të pranojnë një baltë të tillë të hedhur kundër një lufte çlirimtare. Dhe ti që  i ke shërbyer gjithë jetën Serbisë liro foltoren se le nam”, tha Balla.