Balla për rezolutën e PE-së: Vlerësim i madh për progresin e Shqipërisë drejt BE-së
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë lajmin e mirë pasi European Parliament (PE) miratoi Rezolutën vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro.
Balla e cilësoi këtë vendim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e arritur nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian.
Postimi i tij i plotë në “Facebook”
“LAJM I MIRË Parlamenti Europian sapo miratoi me 483 vota PRO një shumicë domethënëse Rezolutën vjetore për Shqipërinë. Ky vendim i sotëm i përfaqësuesve direktë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqiperisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Parlamentit Europian që votuan në mbështetje të së ardhmes europiane të Shqipërisë. Një falenderim i posaçëm për hartuesin e Rezolutës Raporterit për Shqipërinë Andreas Schieder, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE gjithashtu edhe për Andrey Kovatchev, Raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane. “. ka shkruar Balla në “Facebook” .

