75 Mall Live Search
15:23 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ballist Morina kërkon Serbinë në grupet e EURO 2024

Shqipëria mbrëmë arriti kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi mjaftoi barazimi 1-1 me Moldavinë, që të siguronte biletën për Gjermani.

Pas këtij suksesi, kishte reagime të shumta nga figura të njohura, e ai më interesanti ishte reagimi i Ismail Morinës, i njohur si “Ballisti”, shkruan IndeksOnline.

Morina dëshiron që në grupet e EURO2024, Shqipëria të përballet me Serbinë.

”Dua Serbinë edhe në Euro 2024”, ka shkruar Ballist Morina.

Kujtjmë që Ballisti ishte protagonisti kryesor në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e zhvilluar me 14 tetor të vitit 2014 në Beograd, ku mbi stadium flutoroi dronin e famshëm, me simbolet e Shqipërisë Etnike.

Pas kësaj ngjarje ndeshja u ndërpre, ku tifozët serb u futën në fushë dhe sulmuan futbollistët e kombëtares.

Kjo bëri që gjykata e CAS të vendos ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Shqipërisë, me çrast kuqëzinjë arritën të kualifikoheshin në Kampionatin Evropian të vitit 2016, i cili u mbajt në Francë./IndeksOnline/