“Ballistët” kundër kryesisë te Shkëndija: Kur sukses?

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës mbrëmë u eliminua nga UEFA Conference League pasi mposht në shtëpi nga Noah me rezultatin 1:2 (1:4).
Tifozët “Ballistët” ishin të pranishëm në stadium për t’i përkrahur lojtarët e klubit “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Ata shpalosën mesazhe kundër kryesisë së klubit, të cilët sipas tyre kurrë nuk patën sukses.
“Interes, interes, kur sukses?. Kryesia out”, shkruhej në disa banera të shpalosura nga tifozët e klubit shqiptar.
Shkëndija e Tetovës ka vite që po dështon në arenën ndërkombëtare, duke u eliminuar herët nga garat e UEFA-s./Indeksonline/