13:14 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

“Ballistët” me koreografi interesante, “protestojnë” për Abetaren e unifikuar

Të shtunën është zhvilluar derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut mes Shkëndijës dhe Shkupit.

Rezultati përfundimtar i kësa ndeshje ishte i barabartë, 0-0, shkruan IndeksOnline.

Momenti më interesant në këtë përballje ishte kur tifozët e Shkëndijës ”Ballistët”, zbuluan një koreografi fantastike para ndeshjes.

Ata kanë protestuar rreth Abetares së unifikuar e cila është prezantuar mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë.

”Ballistët” kanë kujtuar se nga kjo marrëveshje e dy qeverive janë harruar Ilirida, Malësia dhe Çamëria.

Ata kanë bërë edhe një mbishkrim në fotografit e publikuar ku thuhet: PA U VRA TRADHËTIA, S’BËHET SHQIPËRIA !!!/IndeksOnline/