Ballistët në përkrahje të Llapit

Për pak minuta fillon ndeshja mes Llapit dhe Buducnostit, e vlefshme për kualifikimet për Konferencë Ligë, shkruan Indeksonline.
Në përkrahje për skuadrën e Llapit, kanë ardhur edhe tifo grupi “Ballistët”, nga Tetova.
Ata kanë publikuar një fotografi nga Prishtina me mbishkrimim:
🇦🇱 NË TOKËN TONË, NË DARDANI !!! 🇦🇱

Ndeshja e parë mes Llapit dhe Buducnostit ka përfunduar me rezultat 2-0 për skuadrën Malazeze./Indeksonline/