08:56 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ballistët pas bashkimit me dardanët: Kemi lindur për t’i shërbyer shqiptarisë

Para disa orëve u njoftua që tifozët nga Tetova, ballistët do të jenë së bashku me ata të Kosovës në ndeshjen kundër Maqedonisë.

Ballistët me një shkrim të veçantë kanë njoftuar që do ta përkrahin Kosovën në këtë ndeshje.

“Ne kemi lindur për t’i shërbyer shqiptarisë”, tha ky grup tifozësh.

Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars, ndeshje që do të jetë e vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Postimi i plotë:

OBLIGIM KOMBËTAR PËRKRAH VËLLEZËRVE SHQIPTARË!

Nuk mund askush t’i ndaloj ndjenjat e hiç më pak të harroj dhe të shkeli amanetin e lashtë, se VËLLAI është për VËLLANË !

Vëllezër jemi edhe ne këtu në Tetovë dhe me të gjithë anembanë!

PO, për KOSOVËN -DARDANINË tonë SHQIPTARE, kundër sllavëve!

BALLISTËT me të gjitha forcat drejt Shkupit, në arenën “ADEM JASHARI!”

NE KEMI LINDUR PËR TI SHËRBYER SHQIPTARISË.