75 Mall Live Search
22:46 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Balliu tregon format që përdor Rusia për të shtrirë influencën në Kosovë e Shqipëri (Video)

Njohësi i mirë i politikës ruse, Fahri Balliu, ka treguar në Zona B në Klan Kosova se cilat janë format përmes të cilave Rusia tenton të shtrijë ndikimin në Shqipëri e Kosovë.

Sipas Balliut, përpjekja e Rusisë në këtë drejtim është historike.

“Radikalizmin e islamit në Shqipëri, ata e kanë një nga misionet e veta më të subvencionuara”.

Ata përdorin edhe forma të tjera si “përmes botimeve, studiove televizive, shtypit, mediave, portaleve. Njerëzit që merren me këtë punë i kuptojnë këto financime se prej nga janë”.