Ballkan-La Fiorita trasmetohet në këtë kanal televiziv

Të martën skuadra e Ballkanit do ta zhvilloj ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga San Marino, La Fiorita.
Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, transmeton Indeksonline.
Të gjithë ata që nuk mund të jenë prezent në stadium, takimin mund ta ndjekin përmes platformës Artmotion në kanalin ArtSport1.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e platformës Artmotion në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Ballkani ka fituar ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 4-0./Indeksonline/