Ballkani ankohet për një penallti ndaj Prishtinës, përdorë vetëm një ‘emoji’

Prishtina fitoi kryendeshjen ndaj Ballkanit në Suharekë 1-0. Golin e vetëm e shënoi Armend Thaqi në portën e vetë.
Pas disfatës, ekipi nga Suhareka ka reaguar në Facebook duke treguar pakënaqësi me vendimin e gjyqtarit që nuk dha penallti.
Ata përdorën ‘emojin’ me gojë të mbyllur duke lënë të kuptohet se vendimi mund të ketë qenë tendencioz.
Në video, shihet Leotrim Bekteshi duke prekur topin me dorë pas goditjes së Mirlind Dakut.
/Indeksonline/