75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Ballkani “baba” i Superligës, arratiset në krye të tabelës

Ballkani ka bërë një hap të madh në rrugën për titullin kampion të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka mposhtur rivalin direkt për vendin e parë, Dritën me rezultat 2-0.

Kështu Ballkani arratiset në krye me 19 pikë, tetë më shumë se rivalët më të afërt, Prishtina e Arbëria që kanë nga 11 pikë.

Drita e Gjilani ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me nga 10 pikë, Trepça ’89 dhe Drenica kanë nga tetë pikë, Feronikeli ka gjashtë pikë, Besa katër dhe Llapi është e fundit me dy pikë. /IndeksOnline/