75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / L A

Ballkani bën një blerje të bujshme, nënshkruan me portierin nga Dinamo Bukureshti

Ballkani ka arritur një transferim të bujshëm në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për portierin slloven, Adnan Goluboviq nga Dinamo Bukureshti.

Goluboviq, vjen si përforcim i radhës për nënkampionin kosovar, ku pritet që të startojë direkt si portier i parë.

Ai luajti për skuadra të ndryshme në Slloveni dhe Bosnjë, si Sloboda Tuzla, Domzale si edhe së fundi në Rumani te Dinamo Bukureshti,

Goluboviq, bëri 65 paraqitje me Dinamo Bukureshtin që kur iu bashkua në vitin 2023 dhe arriti të mbante 16 herë portën e paprekur./IndeksOnline/