75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ballkani bën tri përforcime brenda 24 orëve

KF Ballkani dëshiron të jetë sa më konkurrues në sezonin e ri që pritet të filloj së shpejti.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka bërë tri përforcime gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Indeksonline.

Ballkani ka nënshkruar me qendërsulmuesin Albin Berisha si dhe dy qendërmbrojtësit Albin Kapra dhe Egzon Sinani.

Albin Kapra

Berisha më parë ka luajtur në Kukës, Laç dhe te Besa e Pejës. Kapra është prodhim i akademisë së 2 Korrikut derisa Sinani vjen nga Llapi. /IndeksOnline/

Egzon Sinani