75 Mall Live Search
19:37 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ballkani del me njoftim për ndeshjen ndaj Plzenit e cila zhvillohet në “AIR Albania”

UEFA sot ka marr vendim që ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference Leageu. të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, nè Tiranë.

Kjo për shkak se fusha e rënduar e stadiumint ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk është pranuar nga ekspertët e UEFA-s, pasi nuki plotëson kushtet e nevojshme për lojë, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, ka konfirmuar se ndeshja e 30 nëntorit do të zhvillohet në ”AIR Albania” dhe kërkon përkrahjen e tifozëve nga të gjitha anët, ashtu siç ishin në përkrahje të Kombëtares së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Aty ku shqiptarët e bashkuar në Kombëtaren e Shqipërisë, shënuan rezultat historik në kualifikimet për Euro 2024, të enjten e 30 nëntorit zbret kampioni i Kosovës, që poashtu tash e disa vite ka bërë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat tona.

Fc Ballkani ndeshjën më të rëndësishme të deritanishme në UECL, do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, si nikoqir i Viktoria Plzen.

Skuadra jonë që po ndërton në vazhdimësi rezultate historike në nivel të klubeve, çdo herë është mbështetur nga tifozët e të gjitha viseve shqiptare. Andaj ky duel evropian, është edhe një mundësi për të qenë përsëri krahë njëri-tjetrit në stadiumin ikonik, në kërkim të një suksesi të radhës me përmasa evropiane.

“Le të dëgjojë gjithë bota mbarë, Kështu rri bashkë, gjithë populli shqiptar”.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/