21:17 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjes kthyese ndaj Ludogorets

Ballkani të mërkurën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Ludogoretsit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Ndeshja zhvillohet më 19 korrik, në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad te Bullgarisë, nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, ka njoftuar tifozët se tashmë kanë dal në shitje biletat për këtë ndeshje.

Tifozët e Ballkanit janë të vendosur në tribunën G, ndërsa çmimi i biletave eshte: 12 BGN, 6.14 në Euro, dhe mund ti bleni vetëm përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://tickets.ludogorets.com/en/tickets/pfc-ludogorets-1945-fc-ballkani-razgrad-hyuvefarma-arena-616522/event.html?country=BGR&fbclid=IwAR13iYQksXCNfMNgf_YgNb87gnKSpmCP6Q8rGoPeHtn5MkyLzfjCilhAheo

Rregullat e hyrjes ne stadium:

  1. Personat te cilët blejnë biletë online, duhet patjetër të kenë me vete Pasaportën ose Letërnjoftimin, dokument i cili duhet të shfaqet në hyrje të stadiumit.
  2. Çdo biletë e blerë në sistem, duhet të printohet në formatin A4.
  3. Çdo biletë e ka një QR kod, pra ju mund të hyni vetëm njëherë me të, prandaj ju lutemi që të bëni kujdes, duke mos e shpërndarë nëpër rrjete sociale, pjesën e biletës ku duket QR kodi.
    Na priftë e mbara dhe bashkë urojmë që t’ia dalim përsëri.

Kujtojmë që Ballkani ka epërsinë nga ndeshja e parë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi me rezultat 2-0./IndeksOnline/