Ballkani dhe Dukagjini barazojnë në Suharekë

Ballkani dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së parë të Superligës së Kosovës.
Dy golat për skuadrën vendase i shënoi Ermal Krasniqi në minutat 45+1’ dhe 55’, shkruan Indeksonline.
Golin e parë për Dukagjinin e shënoi Shala në minutën 45+2’ dhe Ahmed Januzi në minutën e 69-të.
Januzi pesë minuta pasi shënoi gol u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj një futbollisti vendas.
Ballkani dhe Dukagjini arkëtojnë pikët e para në sezonin e ri të Superligës. /IndeksOnline/