75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 28 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ballkani dhe Malisheva luajnë ndeshje miqësore para garave evropiane, ja cili ishte rezultati

Ballkani dhe Malisheva kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në qytetin e Ohrit, ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 për Kampionin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat kosovare tashmë kanë përfunduar fazën përgatitore dhe do të vazhdojnë stërvitjet në Kosovë para ndeshjeve evropiane.

Ballkani do të përballet me skuadrën UE Santa Coloma nga Andora, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku me 9 korrik luan ndeshjen e parë si mysafire, ndërsa me 16 korrik luhet ndeshja e kthimit në Kosovë.

Ndërsa Malisheva do të luaj në kualifikimet e Ligës së Konferencës, kundër skuadrës malazeze, Buducnost, me 11 korrik si mysafir dhe me 18 korrik si vendase./IndeksOnline/