75 Mall Live Search
15:52 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / Gj. Sh

Ballkani e Drita po luftojnë për titull, këto janë rezultatet e pjesëve të para në pesë ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani dhe Drita, dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionin, kanë shkuar në pushim me barazim 0-0, ndaj Ferizajit, respektimisht Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Llapi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Gjilanit, me golin e Selimit.

Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi 2-1 ndaj Drenicës.

Kryeziu e Hyseni shënuan golat për skuadrën bardhekaltër, ndërsa për Drenicën golin e ka shënuar Dervishaj.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Dukagjinit ka epëri prej dy golave kundër Trepçës ’89.

Golat në këtë ndeshje i kanë shënuar Santos dhe John./IndeksOnline/