18:09 / E Diele, 09 Maj 2021 / A. A

Ballkani e humbi titullin, por Daku hyri në histori

Mirlind Daku është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të Superligës së Kosovës.

Sulmuesi i Ballkanit gjeti golin e 28-të këtë edicion, duke shënuar në ndeshjen kundër Dritës.

Ai theu rekordin e nigerianit Otto John në vitin 2017 me Trepçën 89 dhe Fitim Halitit në vitin 2009 me Besën, që kishin shënuar nga 27 gola shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Daku është larg golashënuesi më i mirë në këtë edicion me 17 gola distancë me vendin e dytë.

/Indeksonline/