Ballkani e mbyll me humbje ‘aventurën evropiane’

Ballkani e ka mbyllur me humbje ‘aventurën evropiane’ për këtë sezon.
Kampioni në fuqi i Kosovës, është mposhtur nga skuadra rumune CFR Cluj, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar futbollisti Nana Boateng në minutën e 17-të.
Ky ishte edicioni i parë i Ballkanit në garat evropiane, ku ka arritur të marrë katër pikë në Grupin G, duke mposhtur Sivassporin në turqi me rezultat 4-3 dhe ka barazuar me clujin 1-1 në ”fadil Vokrri”.
Sivasspor ka përfunduar e para në grup me 11 pikë, një më shumë se CFR Cluj, ndërsa Slavia Praha renditet në vendin e tretë me 8 pikë./IndeksOnline/