Ballkani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Sulmuesi i kampionëve të Kosovës, Albion Rrahmani, shënoi golin e avantazhit pak para fundit të pjesës së parë – 45+2’.
Asistues te goli i Rrahmanit ishte kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi.