Ballkani e mposhtë në miqësore Arbërinë

Skuadra e Ballkanit sot ka shënuar fitore në takimin ndaj Arbërisë.
Me rezultatin përfundimtar në 2:1, skuadra nga Suhareka arriti ta mposhtë në një miqësore klubin e Arbërisë, shkruan IndeksOnline
Të dyja skuadrat luajtën futboll të bukur, ku edhe trajnerët kishin mundësin të provonin shumicën e futbollistëve që i kishin në dispozicion.
Labinot Ibrahimi realizoi golin e vetëm për Arbërinë, ai shënoi nga penalltia pasi Kashtanjeva u pengua në zonën e vendasve.
Kujtojmë se ndeshja u zhvillua në Suharekë.