Ballkani e nis me fitore sezonin e ri në Superligë

Ballkani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligë.
Kampionët në fuqi kanë mposhtur Drenicën me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Edvin Kuc në fund të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Ballkani ka 3 pikë në tabelë por një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të ndeshjeve të Conference League. /IndeksOnline/