Ballkani e nis me fitore sezonin pranveror, mposht Gjilanin
Ballkani ka nisur sezonin pranveror në Superligë me fitore.
Ata kanë mposhtur Gjilanin, me rezultat të ngushtë 1-2 duke mos lënë vend për befasi.
Golat u realizuan nga Almir Kryeziu dhe Diene, ndërsa të vetmin për Gjilanin e ka shënuar Oltion Bilalli.
Ballkani, me këtë fitore e mban pozitën e parë në tabelë ku ka 36 pikë, ndërsa Gjilani e 6-ta me 26 pikë./IndeksOnline/

