75 Mall Live Search
22:16 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ballkani “fabrikë” e talenteve, mesfushori 15 vjeçar e ardhmja e “Xhebrailave”

Skuadra e Ballkanit në vitet e fundit ka zbuluar talent të shumtë, që janë transferuar në skuadra të ndryshme evropiane.

Këtë sezon futbollistët si Arbër Hoxha dhe Blendi Baftiu kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane që kanë emër dhe nam në Evropë, transmeton Indeksonline.

Në akademinë e ekipit nga Suhareka po rritën “diamantet” tjerë, që shumë shpejtë do të bëjnë “dritë” në futbollin kosovar.

Njëri nga ta është Dior Grulaj. Ai është 15 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit. Vitin 2019, ai u zgjodh futbollisti më i mirë nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren.

Diori me paraqitjet e tij, nuk do të ishte çudi, që shumë shpejtë të pranonte një thirrje në ekipin e parë./Indeksonline/