75 Mall Live Search
17:36 / E Premte, 28 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani falënderon tifozët për mbështetjen në ndeshjen kundër Slavias

Skuadra e Ballkanit, mbëmë ka pësuar humbje në ”Fadil Vokrri” nga Slavia Praga, me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj humbje, kampioni aktual i Kosovës, është eliminuar nga Conference League për ketë edicion, pasi i ka mbetur për të luajtur edhe një ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ballkanit, ka falënderuar tifozët e tyre Xhebrailat dhe të gjithë sportdashësit shqiptar që ishin në mbështetje të tyre në ndeshjen e mbrëmshme.

”Të dashur tifozët tanë Xhebrailat, sportdashës shqiptar dhe të gjithë të pranishmit që mbrëmë na shtuat emocionet. Ju falenderojmë që na përkrahët per 90minuta pa ndaluar!!”, shkruhet në reagimin e klubit nga Suhareka./IndeksOnline/