75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 22 Maj 2022 / C E

Ballkani feston titullin me fitore kundër Gjilanit, Prishtina e siguron mbijetesën

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Ballkani e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Gjilanit.

Në anën tjetër, fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës, e cila e ka shkatërruar 5:0 si vendase Ulpianën.

Ndërkaq, Prishtina ka arritur ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës, pasi që me përmbysje të rezultatit ka shënuar fitore 2:1 kundër Llapit.

Gara për mbijetesë po vazhdon të jetë e zjarrtë, ku ende nuk ka përfunduar ndeshja mes Feronikelit e Drenicës, ku siç qëndrojnë gjërat me barazimin e sotëm pa gola kundër Dukagjinit, Malisheva do të zë vendin e tetë dhe do të vazhdojë në barazh kundër Vushtrrisë.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar i gjeni më poshtë.

Drita 5:0 Ulpiana

Ballkani 2:0 Gjilani

Feronikeli 2:3 Drenica

KF Llapi 1:2 Prishtina

Malisheva 0:0 Dukagjini