Ballkani fitoi më shumë se 2 milionë euro nga shitja e lojtarëve gjatë këtyre dy vjetëve të fundit

Lindon Emërllahu është futbollisti i fundit që u largua nga Ballkani me një shifër rekord.
Emërllahu u transferua te Cluji i Rumanisë për 700 mijë euro, plus 20 për qind të kartonit e mbajti klubi, shkruan Indeksonline
Në listën e pesë lojtarëve më të shtrenjtë që u larguan nga Superliga, katër janë të klubit nga Suhareka.

Dhe pikërisht nga këjo katërsheje, Ballkani mori 2 milionë euro.
Përveç Emërllahut, Ballkani gjatë këtyre vjetëve të fundit, largoi lojtarët si: Albion Rrahmani (600 mijë euro), Qëndrim Zyba (350 mijë euro) dhe Lumbardh Dellova (350 mijë euro).
Sigurisht që shifrat e të ardhurave të Ballkanit rritet më shumë nëse e shohim listën më të gjerë, duke përfshi këtu edhe largimet, si ato: Meriton Korenicës, etj…/Indeksonline/