Ballkani fiton derbin lokal, e mposht me lehtësi Suharekën

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Suharekës me shifrat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligë.
Golat për kampionin aktual të Kosovës i shënuan: Almir Kryeziu, Sunday Adetunji dhe Marsel Ismajlgeci, shkruan Indeksonline
Të vetmin për Suharekën e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 77’të.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e dytë, kurse Suhareka në pozitën e 7-të me 32 pikë./Indeksonline/