75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani fiton ndeshjen e parë ndaj Klaksvik

Skuadra e Ballkanit ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Klaksvik me rezultat 3-2, e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi shumë mirë takimin, ku në përfundimin e pjesës së parë rezultati ishte 2-0 në favor të klubit nga Suhareka, shkruan Indeksonline.

Golat për Ballkanin i shënuan Nazmi Gripshi në minutën e 31-të dhe Meriton Korenica në minutën e 41-të.

Me të filluar pjesa e dytë, kampioni aktual i Kosovës shënoi edhe golin e tretë me anë të Albion Rrahmanit në minutën e 50-të.

Por ky rezultat si duket i qëtosoi futbollistët e Ballkanit, ku në vazhdim pësuan dy gola nga skuadra e Klaskvikut.

Ishte Pall Klettskard i cili shënoi të dy golat për skuadrën nga Ishujt Faroe, fillimisht në minutën e 69-të e pastaj në minutën e 88-të, ngushtoi rezultatin në vetëm një gol diferencë.

Me rezultat 3-2 u mbyll ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja kthyese luhet javën tjetër në Ishujt Faroe./Indeksonline/