75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / G T

Ballkani fiton në sekondat e fundit, e mposht Dukagjinin e Ismet Munishit

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore minimale (1:0) ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline

Ishte sulmuesi Sunday Adetunji që shënoi golin e fitores për ekipin nga Suhareka.

Kujtojmë se skuadra vendëse mbeti me një lojtar më shumë në fushë, pasi Mërgim Pefqeli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 36 pikëve, në pozitën e dytë./Indeksonline/