Ballkani hakmerret ndaj Llapit, e turpron midis Podujevës

Ballkani e ka turpruar Llapin duke e mposhtur me rezultat 3-0 midis Podujevës.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 7-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ballkani ishte në epërsi qysh nga pjesa e parë me golin e Albio Rrahmanit në minutën e 24-të.
Në pjesën e dytë, kampioni në fuqi shënoi edhe dy gola të tjerë brenda tre minutave.
Ishte Fillimisht Armend thaqi i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 56-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Meriton Korenica.
Kjo ishte një hakmarrje e Ballkanit pasi nuk ka një muaj që kur u mposht në Suharek me rezultat 4-1.
Me këtë fitore Ballkani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Drita nd¥rsa Llapi më 20 pikë deri më tani renditet në pozitën e gjashtë./IndeksOnline/