14:58 / E Premte, 20 Tetor 2023 / L K

Ballkani i bën dhuratë një fitore bindëse Ilir Dajës, për ditëlindje

Ballkani po ecën me hapa të sigurt drejt titullit në Superligë. Në ditëlindjen e 57 të Ilir Dajës, skuadra suharekase mposhti Lirinë me rezultat 4-1.

Në pjesën e parë ishte Liria në avantazh, por gjërat ndryshuan rrënjësisht kur djelmoshat morën në pushim urdhërat e trajnerit shqiptar.

Albin Berisha, Dellova dhe dy gola nga Kryeziu ishin golashënuesit e Ballkani, ndërsa për Lirinë shënoi golin e vetëm Zenunaj./Indeksonline/