75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ballkani i fortë për Malishevën, merr kryesimin e Superligës

Skudra e Ballkanit ka marrë tre pikë të plota në udhëtim ndaj Malishevës në javën e 19-të të AlbiMall Superligës.

Kampioni aktual fitoi me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e portokallëzinjeve me rezultat 3-0.

Të tre golat ushënuar nga sulmuesi Albion Rrahmani, në minutat 26′, 35′ dhe 45′.

Malisheva nuk u dorëzua dhe arriti të shënoj dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.

Ilir Mustafa shënoi golin e parë në minutën e 68-të nga penalltia, ndërsa pesë minuta më vonë Hazrollaj shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 2-3.

Ballkani siguroi fitoren me golin e Veton Tushës, i cili shënoi vetëm 13 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, skuadra e Ballkanit merr kryesimin e tabelës me 41 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e tetë me 19 pikë./IndeksOnline/