75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ballkani i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit

Skuadra e Ballkanit, të mërkurën luan ndeshjen e kthimi të fazës së parë kuanlifikuese për Champions League, ndaj Ludogoretsit.

Kampioni i Kosovës ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0, ndërsa kanë thënë se futbollistët e tyre janë gati për ndeshjen e dytë, shkruan IndeksOnline.

Ballkani përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan se futbollistët do të japin gjithçka nga vetja për të arritur objektivat e klubit.

Njoftimi i plotë:

“Kanë mbetur edhe 3 ditë deri te kapitulli i dytë i përballjes me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets.

Futbollistët tanë janë gati për të dhënë gjithçka nga vetja, drejt arritjes së objektivit, ashtu siç kanë bërë të martën e 11 korrikut.”, thuhet në postimin e Ballkanit./IndeksOnline/