Ballkani i Hapur, më 1 shtator në Beograd mbahet panairi i parë kulturor mes vendeve që janë pjesë e nismës

Ballkani i hapur do të organizojë panairin e parë që mbahet për kulturën mes vendeve që janë pjesë e nismës, më datë 1 shtator, në Serbi.
Ky panair do të shërbej si promovim turistik i tre vendeve të nismës Open Balkan, përfshirë ushqimin dhe verën.
Në panair pritet të marrin pjesë 26 ekspozues nga Shqipëria, ndërsa konfirmohet edhe udhëtimi i Ramës në Beograd për atë ditë.