12:06 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Ballkani i Hapur, Vuçiq: Brenda 1 viti e gjysmë do të mund të realizohet lëvizja e lirë e njerëzve

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit Ballkani i Hapur, një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore, mes shteteve pjesëmarrëse.

Lajmin e dha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se brenda maksimumi 1 viti e gjysmë, shtetasit e tre shteteve do të mund të lëvizin lirshëm pa i ndaluar askush në kufi.

“Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë në vonë”, tha Vuçiç. “Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje. Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme. Është dëshpëruese për të gjithë ne është fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Në emër të Serbisë mund të them që Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit

Vuçiq tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës.