75 Mall Live Search
15:31 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani i Ismet Munishit, kampion vjeshtor në Superligë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të vlefshme për xhiron e 17-të dhe njëherësh të fundit për stinorin vjetorë në Superligë.

Derbi i xhiros, Gjilani – Prishtina u mbyll pa gola, rezultat ky që e bën kampion vjeshtor Ballkanin që nesër luan ndaj Vushtrrisë.

Drita ka dëshpëruar duke u mposhtur nga Trepça’89 në Mitrovicë me rezultat 3:1. Një rezultat krejt i papritur ishte dhe ai në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku Llapi i mposht keq nga Flamurtari me rezultat 1:4.

Me këto tri pikë Flamurtari bën një gjumë më të lehtë në dimër, derisa Llapit i mbetet të organizohet më shumë për të qenë sa më kompetitiv.

Nesër zhvillohen tri ndeshje tjera, ndërsa tabelat aktualisht duket kështu: